Serbi sulmon xhamin në Novobërd, thyen xhamat

19:01 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Sot pasdite ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së Novobërdes, ku është dëmtuar një xhami një shkollë dhe tri shtëpi.

Këtë rast e ka konfirmuar për Arbresh.info edhe zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ku ai tregoi se është kapur një i dyshuar i cili është me nacionalitet serb shtetas i Kosovës.

“Kemi pranuar një informatë se ka ndodhur një incident në fshatin Llabjan të komunës së  Novobërdës, ku kanë dal me urgjencë njësit patrulluese dhe kanë vërejtur  se është dëmtuar xhamia në fshatin Llabjan, ku ka pasur disa dëmtime edhe brenda edhe jashtë xhamisë nga persona të panjohur, si dhe janë thyer xhamat e së paku të dy ose tri shtëpive dhe të një  shkolle po në këtë fshat. Policia e Kosovës ka  filluar menjëherë  hetimet ku dhe kanë lokalizuar një person serb, shtetas i Kosovës i moshës madhore që dyshohet se është i involvuar në  këtë vepër, ai aktualisht është duke u intervistuar në lokalet e policisë së Kosovës. Motivet për momentin ende nuk dihen, do të kontaktojmë me prokurorin dhe do t’i shohim rrethanat dhe do të zbulohet se pse ka ndodhur kjo ngjarje”, ka thënë Hashani./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme