Isa Mustafa uron besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve

17:45 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Për festën e Pashkëve ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë edhe Kryeministri Isa Mustafa.

Me këtë festë, kryeministri Mustafa ka shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë
besimtarët katolikë, ortodoksë dhe besimtarët e tjerë të krishterë të cilët
kremtojnë këtë festë.

“Festa e Pashkëve përçon te besimtarët anekënd mesazhe të fuqishme të shpresës, të
optimizmit dhe të dashurisë, duke përforcuar besimin, virtytet dhe vlerat më të
larta njerëzore. Për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e
Mustafës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme