Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 17 subjekte, pasi kishin mungesë të kushteve higjeno-sanitare, ndërkohë që janë vendosur gjoba për rreth 241 biznese të tjera. Aksioni i AKU-së kishte fokus dyqanet e mishit dhe subjektet e tjera që tregtojnë produkte ushqimore në prag të Festës së Pashkëve.
Inspektimet janë fokusuar edhe në dyqanet ushqimore, por edhe te produkteve që vijnë nga jashtë vendit. Gjithashtu, inspektimet janë bërë edhe në mjetet e transportit të produkteve ushqimore për verifikimin e kushteve se si transportohen ushqimet.
Përgjatë këtyre ditëve AKU ka kryer kontrolle të imtësishme për mishin që importohet nga jashtë vendit, ku ka rezultuar se është brenda parametrave që parashikon ligji. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën apel qytetarëve që të blejnë mishin që shitet në subjekte të licencuara, i cili është kontrolluar më parë nga veterinerët.
Nga të gjitha inspektimet që janë bërë brenda kësaj periudhe, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur 6.4 milionë lek gjoba, kryesisht për mungesë të certifikimit të mishit, mungesë te etiketave në gjuhën shqipe, apo mungesë të kushteve për tregtimin e produkteve ushqimore.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion