Google ADS

Tërmet i fuqishëm godet Kilin

14:54 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Një tërmet prej 6.1 shkallësh ka goditur sot në veri të Kilit.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, tërmeti ka goditur 144 kilometra në juglindje të qytetit Calama, me thellësi prej 188 kilometrash.

Fillimisht tërmeti ishte regjistruar në magnitudë 6.2 ballësh. Ai ndodhi në orën 5:15 të mëngjesit të sotëm, sipas kohës lokale.

Nuk ka asnjë raportim se nga ky tërmet ka viktima në njerëz apo dëme materiale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme