Google ADS

Urat e Zagories, një kujtesë e arkitekturës historike

14:06 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Të vendosura mbi lumin e Zagories në krahinën me të njëjtin emër në Gjirokastër, urat historike të Hoshtevës dhe Nivanit janë dëshmia më e shkëlqyer e një periudhe të artë ndërtimesh.

Urat e Zagories janë monumente të kulturës që jetojnë edhe sot pas 200 vjetësh.

Ali Pashë Tepelena, sipas gojëdhënës popullore, i dhuroi Zagories urat e famshme të Nivanit dhe Hoshtevës.

Strukturat që përtej gojëdhënës bartin gjithë hiret arkitektonike të periudhës, janë dëshmitare shekullore të rrugëtimeve të karvaneve të tregtarëve.

Ato i dhanë jetë në fillim të shek.XIX komunikimit jo vetëm tregtar, por edhe shpirtëror mes Gjirokastrës dhe Përmetit.

Karvanet që vinin nga Gjirokastra kalonin mbi urën e Hoshtevës, në Hoshtevë, në Gjurmëmushkë, në Buhaj në Lipë e përfundonin në Përmet, ura1ndërsa itinerari i dytë më i rëndësishëm që kalonte mbi Urën e Nivanit ndalej më pas në Manastirin e Nivanit ndërtim i vitit 1777, vijonte në Nivan, Sheper në Qafën e Dhëmbelit e më pas në Përmet.

E ndërtuar me një qemer guri të dyfishtë rreth 1,1 m të gjerë dhe hapësirë drite rreth 15 m, ura e Hoshtevës ofron një prej peisazheve më mahnitëse mbi lumin e Zagories.

Ura e Nivanit përfaqëson një strukturë më komplekse me 2 harqe guri dhe një hapësirë dritë rreth 20 m.

Të dyja urat janë të mbuluara me kalldrëm përkatësisht 28m dhe 40 m të gjatë.

Sot, ato veç funksionit të tyre rajonal për kalimin e kafshëve dhe të njerëzve, janë kthyer në objekte të vizitueshme për historinë, kuriozitetin dhe arkitekturën e veçantë të tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme