Google ADS

Shkaktarët e kancerit të gjirit (FOTO)

13:27 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër veçanërisht moshat mbi 50 vjeç, por edhe mosha më të reja.

Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë kancer gjiri dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo.

Faktorë rreziku
Lindja e fëmijëve – Gratë që nuk kanë pasur fëmijë ose që e kanë pasur fëmijën e parë pas moshës 30 vjeç kanë një risk lehtësisht më të lartë për kancer gjiri. Shumë shtatzëni dhe shtatzënitë në moshë të hershme duket se e ulin riskun.

Mjekimi me hormone pas menopauzës – Rritja e rrezikut për kancer gjiri është vetëm në përdorimin e kombinuar të hormoneve (estrogen me progesteron), por rreziku normalizohet brenda 5 vitesh nga ndërprerja e tij.

Konsumi i tepruar i alkoolit – Rreziku i rritur për kancer gjiri dhe rritja e tij lidhet me sasinë e alkoolit të konsumuar. Gratë që konsumojnë 2 – 5 pije të përditshme kanë 50 % rrezik më të lartë se gratë që nuk konsumojnë alkool.

Mbipesha dhe obeziteti – Rritja e rrezikut për kancer gjiri nga mbipesha dhe obeziteti është sidomos kur këto ndodhin pas menopauzës. Ushqimet me yndyrna të larta – Ngrënia e ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrnash përbën rrezik për kancer të gjirit, dhe ka lidhje me mbipeshën ose obezitetin. Aktiviteti fizik – Aktiviteti fizik e ul rrezikun për kancer gjiri. Duhanpirja aktive e pasive – rrit rrezikun për kancer gjiri.

1410363487-2-768x614

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme