Shifrat nuk i tregojnë të gjitha, por tregojnë gjëra interesante ama. Sipas Sipri – Stockholm International Peace Research Institute, një prej burimeve më autoritare të sigurisë – në vitin 2014 shpenzimet ushtarake botërore kanë qenë 1.776 miliardë dollarë, 2,3% e Prodhimit botëror. Prej tyre, 84,5 janë ato të Moskës: 4,5% e PBB-së ruse.
Sa për të dhënë një shembull: shpenzimet e Rusisë janë pak më të mëdha se 80,8 miliardët e investuar në ushtri nga Arabia Saudite (Italia është e dymbëdhjeta në botë, me 30,9 miliardë dollarë). Me pak fjalë, Kremlini vazhdon të jetë një protagonist i madh në skenën ushtarake: nga ana tjetër, është eksportuesi i dytë i armëve në botë, me 27% të totalit që shitet në botë, kundrejt 31% të Shteteve të Bashkuara.
Por këto shifra tregojnë mbi të gjitha se boshllëku që është krijuar me Amerikën pas rënies së Bashkimit Sovjetik nuk po ngushtohet, por po vazhdon të zgjerohet dhe se fuqia e re që po spikat, Kina është tashmë një aktor më i rëndësishëm.
Në planin e armëve bërthamore, Rusia mbetet në njëfarë mënyre kokë më kokë me Shtetet e Bashkuara. Zotëron rreth 4300 bomba aktive, 1600 prej të cilave të montuara në raketa balistike të rrezes me shtrirje të gjerë të epokës sovjetike, të cilat në vitet e ardhshme do të zëvendësohen të gjitha nga pesë lloje të SS27, së bashku me një modernizim të përgjithshëm të sektorit.
Amerika, nga ana tjetër, ka 2100 bomba në gjendje gatishmërie dhe 26 660 të tjera rezervë dhe dekadën e ardhshme do të shpenzojë 350 miliardë për modernizimin e sektorit. Sikurse ndodh shpesh, shfaqja e muskujve (parada e para dy ditëve) bën më tepër përshtypje sesa përmbajtja e vërtetë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...