Google ADS

Koreja e Veriut në gatishmëri për ‘luftë bërthamore’

11:34 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

 Koreja e Veriut ka shfaqur raketa balistike interkontinentale dhe pajisje të tjera ushtarake në një paradë masive më 15 prill dhe është zotuar se është “gati për të goditur sërish me sulme bërthamore”, kundër armiqve.

Parada, që është organizuar për të shënuar ditëlindjen e 105-të të Kim Il Sung, gjyshit të liderit aktual Kim Jong Un, është organizuar në kohën e ngritjes së shqetësimeve se Koreja e Veriut ndoshta është duke përgatitur testin e gjashtë bërthamorë, dhe lansimin eventual të ndonjë rakete, siç mund të jetë prova e parë e fluturimit të një ICBM.

Televizioni shtetëror ka shfaqur liderin Kim, duke duartrokitur. Ai ishte i rrethuar nga zyrtarët e tjerë qeveritarë, të cilët po shikonin mijëra ushtarë dhe civilë të cilët morrën pjesë në sheshin Kim Il Sugn në Phenian.

Kim Jong Un nuk ka folur në këtë paradë. Por Choe Ryong Hae, që raportohet se është zyrtari i dytë më i pushtetshëm në vend, ka thënë se Pheniani është i përgatitur nga çdo kërcënim që vjen nga Shtetet e Bashkuara.

Ai ka kritikuar administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për “krijimin e një situate të luftës” në Gadishullin Korean, pas vendosjes së aseteve strategjike ushtarake në rajon.

“Ne do të përgjigjemi ndaj luftës së hapur me luftë të hapur, dhe me luftë bërthamore të stilit tonë të sulmeve bërthamore”, ka thënë Choe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme