Google ADS

Topalli gati vezët e Pashkëve të zbukuruara me “diamantë”

10:59 | 15 Prill 2017
Arbresh.info

Ngjyrosja e vezëve të Pashkëve është traditë e besimtarëve të krishterë dhe ortodoksë dhe një gjë e tillë bëhet më shumë dashuri në familjet ku festohet. Pikërisht dëshirën e madhe për t’i zbukuruar sa më denjësisht e ka treguar edhe deputetja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Ajo është kujdesur deri në detaj për çdo gjë në mënyrë që të krijojë një atmosferë sa më të ngrohtë familjare, ndërsa një detaj që të bie në sy janë gurët prej “diamanti” që ka zgjedhur të vendosë në vezët e kuqe për Pashkë. “Duke u përgatitur me festu Pashkët”, shkruan Topalli në postimin e saj në Facebook.

Veza e kuqe e Pashkëve është simboli kryesor i kësaj feste që simbolizon jetën. Veza e Pashkëve, është po aq e vjetër sa edhe Krishtërimi, prandaj Kisha e ka pranuar si simbol i Ringjalljes së Krishtit.

17903934-1277684585614276-3825824385556935378-n 17884502-1277687728947295-2657470517068850332-n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme