Dekanët, para në disa banka

08:46 | 6 Qershor 2015
Arbresh.info

Grevat në arsim për paga më të larta të mësimdhënësve, e që krijuan opinionin se mësimdhënësit e të gjitha niveleve janë kategoria “më e varfër” në Kosovë, sipas deklarimit të pasurisë të bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), tregon një realitet më ndryshe.

Profesorët universitarë rezulton se janë kategori më e pasur në Kosovë, madje në shumë raste ua tejkalojnë edhe politikanëve. Madje, dekanët e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës (UP) kanë deklaruar me mijëra euro të deponuara jo në një, por në disa banka të Kosovës.

Profesorët universitarë kanë nga disa banesa e shtëpi, vetura… Disa nga këto pasuri ata i kanë deklaruar si të përbashkëta, duke përmendur zanafillën e tyre dhe nga vitet 1970, si të trashëguara, ndonëse aktualisht ata jetojnë në prona të reja, të cilat i kanë deklaruar të blera. Por, ka dhe nga ata që kanë deklaruar se jetojnë në shtëpi të dhuruar nga farefisi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme