Sulmet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve në këtë botë moderne. Fatkeqësisht, kjo sëmundje shfaqet papritmas, por para tragjedisë trupi na dërgon sinjale të ndryshme të cilat nuk duhet t’i injorojmë.
Më poshtë keni gjashtë shenjat të cilat trupi ua dërgon femrave për t’i lajmëruar se mund të pësojnë sulm në zemër.
Dhimbje në shpinë, qafë, mjekër dhe duar
Këto shenja mund të jenë paksa konfuze, pasi që sulmet në zemër kryesisht ndërlidhen me dhimbje në gjoks apo në dorë të majtë, por jo me dhimbje në qafë apo në mjekër. Dhimbja mund të jetë progresive, akute, por edhe e papritur. Kjo dhimbje edhe mund t’jua zgjojë nga gjumi në mes të natës, prandaj është rreptësisht e rekomandueshme ta vizitoni doktorin posa të vëreni ndonjë simptomë të tillë të pazakontë.
Djersë e ftohët
Disa shenja të cilat paralajmërojnë për afrimin e sulmit në zemër mund të ngjasojnë me shenja të helmimit, gripit, etj, transmeton telegrafi. Prandaj, disa femra kur janë afër sulmit në zemër mund të përjetojnë dhimbje në regjionin abdominal, ku disa nga to e kanë përshkruar atë dhimbje sikurse t’u jetë ulur një elefant në stomak.
Përveç këtyre dyjave, shenja tjera të sulmit në zemër janë edhe lodhja e tepërt, dhimbja dhe presioni në gjoks, marramendja, si dhe problemet me frymëmarrje.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...