Google ADS

Droga tek ish-Uzina e Traktorëve, mes 5 të arrestuarve dhe elektriçisti

00:49 | 15 Prill 2017
Trina Galanxhi

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, mes tyre një punonjës i OSHEE, për laboratorin e kultivimit të drogës që u zbuluar në një tunel në ish-Uzinën e Traktorëve.

Efektivët e komisariatit numër 1 kanë arrestuar shtetasit:

– Hazbi Parllaku, 62 vjeç, banues në Tiranë

– Gjergji Duro, 63 vjeç, banues në Tiranë

– Kristi Duro, 26 vjeç, banues në Tiranë

– Gerald Bilmani, 59 vjeç, banues në Tiranë

– Robert Minoni, 50 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjes OSHEE.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në Planin e Veprimit për kontrollin e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike” thotë policia.

Sipas bluve, mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se në zonën e Shkozës më konkretisht në tunelet e ish Uzinës së Autotraktorëve, kultivoheshin bimë narkotike.

 “Menjëherë, shërbimet policore kanë organizuar dhe zhvilluar një kontroll të imtësishëm në këtë zonë.Nga kontrolli i imtësishëm i zonës ku ishte informacioni u konstatua një ambjent i mbyllur në brendësi të tunelit i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.

Për shtetasin Robert Minori, dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzimit të Krimit”.

Policia thotë se këtë aktivitet të kundraligjshëm këta shtetas e kamuflonin si aktivitet të prodhimit të plastikës.

Nga ana e bluve po vijojnë hetime për persona të tjerë të përfshirë apo implikuar në ketë aktivitet.

Në këtë ambjent janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme kubikësh dhe lëndë e dyshuar narkotike e paketuar në qese (lëndë kjo ende e pa peshuar).

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike”, “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Mos kallëzim Krimi”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme