Zyrtarët e Pentagonit thonë se komandanti i së SHBA në Afganistan, i cili ka urdhëruar përdorimin e “nënës të të gjitha bombave”, nuk ka nevojë për miratimin e presidentit Donald Trump.
Ata thonë se gjenerali John Nicholson ka autoritetin për të përdorur bombën më të madhe jo nukleare të hedhur ndonjëherë në luftime. Ai kishte këtë autoritet para se Trump të merrte detyrën, transmeton AP.
Zyrtarët nuk ishin të autorizuar për të folur publikisht për këtë çështje dhe kërkuan anonimitet.
Bomba Massive Ordnance Air Burst ose Moab, ka tërhequr vëmendje të madhe. Qëllimi i saj ishte relativisht i zakonshëm sipas standardeve ushtarake: të shkatërrojë një kompleks tuneli i përdorur nga luftëtarët e Shtetit Islamik në një zonë të largët malore të Afganistanit, transmeton KosovaPress.
Forcat Ajrore vlerësojnë se çdo MOAB kushton rreth 170,000 dollarë, por nuk është bërë e ditur se sa kushton për të zhvilluar bombën dhe as numrin e tyre të përgjithshëm.
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...