Arrestohet mjeku për gjymtim gjenital të vajzave

20:46 | 14 Prill 2017
M. A.

Një mjek nga shteti amerikan i Miçiganit, është arrestuar me akuzë për prerje të gjenitale të vajzave të mitura, nga 6 deri në 8 vjet.

Mjeku Jaman Nagarvala (44) nga Nortvila, akuzohet si praktikues të gjymtimit të organeve gjenitale të vajzave, i cili veprim në SHBA është i dënuar deri në 12 vjet. Nëse mjeku shpallet fajtorë, atë e pret jeta në burg.

Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1996 është miratuar ligji, që ndalon prerjet, apo gjymtimin gjenital të vajzave nën moshën 18 vjeç, raporton AFP.

Zyra e Prokurorit në Detroit, ka bërë të ditur se ky është rasti i parë i kësaj natyre, që ka arritur në gjykatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme