Cili do të ishte vendi më i sigurt në botë nëse një luftë botërore nukleare do të shpërthente?
Rusët duket se janë të bindur se Lufta e Tretë Botërore mund të ndodh në çdo kohë, dhe për këtë, atje ka shumë kompani që kanë filluar të ndërtojnë bunkerë të mbushur me të gjitha gjërat esenciale që nevojiten për të mbijetuar.
Megjithatë, ata të cilët mund të sigurojnë një bunker të tillë janë vetëm të pasurit. Sipas Quora, shumë përdorues pajtohen se Rusia dhe shumë vende evropiane së bashku me vendet amerikane, do të kthehen në një zonë radioaktive.
Skenari do të ishte diçka e ngjashme me filmin ‘World War Z’, përveç zombieve dhe më shumë shkatërrim, transmeton Gazeta Express.
Shumë përdorues të Quora drejtuan gishtin kah Zelanda e Re si një vend ideal për të jetuar pasi që është mjaftueshëm larg dhe është e vështirë që ndonjë ndikim nuklear të arrijë atë – kështu që askush nuk do të luftojë për të pasi që nuk ka rëndësi strategjke.
Sipas Peter Baskerville, i cili është një mësues dhe një nga shkrimtarët më të mirë në Quora, Zelanda e Re është një nga vendet më të mira për të jetuar edhe në rast të ndonjë konflikti botëror nuklear.
Sipas gazetës Guradian, Ishulli i Pashkëve është një nga vendet më të sigurta gjithashtu, edhe pse ndodhet në Paqësorin Jugor. Gjithashtu, sipas Guardian edhe Antarktida është një nga vendet më të sigurta në rast të ndonjë konflikti nuklear.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?