Google ADS

Instagram Stories ka 200 milionë përdorues aktivë

19:49 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Instagram Stories vazhdon të marrë numër çdo herë e më të madh të përdoruesve të vet.

Shërbimi tash numëron mbi 200 milionë përdorues aktivë në nivel ditor. Kjo shifër tejkalon rezultatet e tetorit, kur Instagram Stories përdorej nga 100 milionë njerëz, përkatësisht 150 milionë në janar.

Instagram Stories konsiderohet kopje e funksioneve të caktuara, të cilat i posedon Snapchat, që i bën rezultatet e shërbimit edhe më impresiv. Vetë Snapchat ka vetëm 161 milionë përdorues aktivë.

Instagram që një kohë është duke ngritur numrin e përdoruesve të vet, me ndihmën e funksionit të ngjashëm në Snapchat, dhe kjo përfshin edhe “Pinning”, i cili mundëson përpunimin e videos me tekst shtesë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme