Chrissy Teigen: Shoqëria të mos i gjykojë femrat që nuk duan fëmijë

19:37 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Manekinia dhe modelja e njohur Chrissy Teigen, në një intervistë për Refinery29, deklaroi se njerëzit duhet t’i lejojnë femrat që të vendosin nëse dëshirojnë të bëhen nëna, në vend se të gjykojnë femrat që nuk kanë, ose nuk dëshirojnë të kenë fëmijë.

Bashkëshortja e muzikantit John Legend dhe nëna e vajzës 11-muajshe Luna për një kohë të gjatë ka luftuar me depresionin e pas lindjes dhe për shkak të gjithë asaj që ka kaluar, thotë se si shoqëria duhet të pranojë femrat që vendosin të jetojnë pa fëmijë, transmeton Huffington post.

“Unë jam e lumtur që jam nënë, por mendoj se gratë në përgjithësi duhet të bisedojnë dhe të shkëmbejnë përvojat për të qenë nënë, pa paragjykime. Njerëzit shpesh bëjnë presion mbi ato femra të cilat nuk kanë fëmijë dhe nuk e dinë prapaskenën që fshihet pas kësaj”, tha Teigen.

Kjo nuk është hera e parë që Teigen flet për presionet të cilat i përjetojnë femrat, të cilat nuk dëshirojnë të kenë fëmijë. Para dy vjetësh në një intervistë për Tyra Banks, Teigen foli për atë se si ajo dhe John kishin luftuar për një kohë të gjatë me shterpësinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme