Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen e dialogut, duke thënë se për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike institucionin e Presidentit të Republikës.
Institucioni i Presidentit të Republikës u ka bërë edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me agjendë serioze dhe të gjithëpranuar duke u larguar nga retorika pa produkt.
Ja reagimi i Presidentit Nishani:
Institucioni i Presidentit të Republikës shpreh keqardhjen për adresimet e sotme me sfond politik të Kryeministrit ndaj angazhimeve dhe përmbushjes së funksioneve kushtetuese të Presidentit të vendit.
Në asnjë rast dhe asnjë rrethanë Presidenti i Republikës nuk ka shfaqur dhe nuk ka ushtruar tagrin e tij kushtetues në mënyrë të njëanshme në favor të një pale politike apo me qëllime politike.
Për fatin e trishtë të demokracisë shqiptare dhe në dëm të përpjekjeve për të konsoliduar një kulturë politike civilizuese dhe evropiane, ka qenë Kryeministri i vendit, i cili ka sulmuar dhe shantazhuar në mënyrë të njëanshme dhe sistematike Institucionin e Presidentit të Republikës.
Kemi shprehur në vijimësi shqetësimin ndaj kësaj platforme politike për të delegjitimuar Institucionin e Presidentit të Republikës dhe kultivimit të modeleve autoritariste në raportet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve si një parim fondamental dhe i pamundshëm për t’u ndryshuar në Shqipëri.
Presidenti i Republikës ka ofruar vullnetin e tij dhe është angazhuar për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe realizimin e një dialogu politik midis maxhorancës dhe opozitës.
Por askush nuk mund të fyejë dhe të keqpërdorë seriozitetin e vullnetit dhe angazhimit, dinjitetin dhe inegritetin e Institucionit më të lartë të Shtetit të shqiptarëve.
Presidenti i Republikës i vlerëson si shumë të rëndësishme rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor, por këto janë çështje për diskutim dhe zgjidhje në tavolinën e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore dhe jo e agjendës presidenciale për tejkalimin e krizës politike në vend.
Institucioni i Presidentit të Republikës u bën edhe njëherë thirrje palëve të ulen në tryezën e dialogut me agjendë serioze dhe të gjithëpranuar duke u larguar nga retorika pa produkt, në shërbim të çtensionimit të situatës dhe përmbushjes së detyrimeve ndaj qytetarëve shqiptarë për të pasur mundësinë të votojnë të lirë në zgjedhjet e ardhshme politike në vend.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...