Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli është shprehur i shqetësuar në lidhje me siç ka thënë disa lëvizje të çuditshme që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë.
Pacolli ka thënë përmes një postimi në Facebook se institucionet kompetente të sigurisë nuk duhet të përhapin panikë tek qytetarët, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Janë shumë shqetësuese disa lëvizje të quditshme që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë. Është shumë shqetësues edhe paralajmerimi i instititucioneve për situtatën e sigurisë në vend. Institucionet kompetente nuk guxojnë të përhapin panikë te qytetarët por të jenë syhapur dhe në kryerje të detyrave kushtetuese në shërbim të sigurisë së njerëzve.
Ne rast se prapa këtyre paralajmrimeve fshihen agjenda të tjera politike, kjo përveq shqetësimit paraqet edhe fyerje per dinjitetin e qytetarëve të Kosovës./Arbresh.info.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...