Ruçi: Nuk do të lejojmë të përsëritet ‘97-ta

14:12 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste(PS), Gramoz Ruçi, deklaroi të premten në Fier, se ka qarqe të caktuara që nuk e duan zgjedhjen e presidentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 18 qershor, dhe sipas tij, këto forca, duan ta lenë vendin pa president.

“Presidenti do të zgjidhet sipas Kushtetutës. Nuk do të lejojmë që të përsëritet një ‘97-te tjetër në vend. Forca të caktuara duan destabilizimin e vendit. Qeveria aktuale ikën vetëm me mocion mosbesimi”, tha Ruçi.

Kreu i grupit socialist konfirmoi gjithashtu se koalicioni PS-LSI do të vazhdojë edhe për katër vite të tjera.

Ruçi u shpreh se të gjithë ata që kanë parashikuar se koalicioni nuk do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve, do të zhgënjehen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme