Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës së bashku me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, Medica Kosova, Medica Gjakova dhe Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave,i ka dërguar kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa kërkesë për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë.
“QKRMT, përmes kësaj shkrese kërkon nga Kryeministri Mustafa që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë – komision ky që ishte paraparë të themelohet në vitin 2014 sipas ligjit Nr 04/L-172”, thuhet në komunikatë.
Për më shumë detaje gjeni të bashkangjitur Kërkesën drejtuar Kryeministrit të Kosovës.
I nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa,
Në emër të organizatave të shoqërisë civile dhe një grupi të madh qytetarësh që përfaqësojnë këto organizata, përmes kësaj shkrese Ju paraqesim Kërkesën për themelimin e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.
Pasi tashmë janë emëruar të gjithë anëtarët e Komisionit dhe janë autorizuar organizatat joqeveritare që do ta mbështesin procesin e verifikimit, kërkojmë nga institucionet vendimmarrëse që të marrin vendimin për funksionalizimin e komisionit dhe fillimin e pranimit të aplikacioneve për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës.
Krijimi i këtij mekanizmi shtetëror paraqet një parakusht për njohjen e vuajtjeve te viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës dhe mundëson realizimin e beneficioneve të garantuara me Ligjin Nr. 04/L-172 “Për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjarëve të tyre”.
Prandaj, në emër të të mbijetuarve të dhunës seksuale, kërkojmë nga ju që të ndërmerrni veprime sa më të shpejta për fillimin e procesit ligjor për dokumentimin e dhunës seksuale gjate luftës, si një obligim shtetëror për të garantuar rehabilitimin, reparacionin dhe drejtësinë për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.
Me respekt, organizatat e shoqërisë civile:
1. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës – QKRMT
2. Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës – RRGGK
3. Medica Kosova
4. Medica Gjakova
5. Qendra për Promovimin e te Drejtave te Grave
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?