Nën përkujdesjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të premten në Prishtinë u mbajt tryeza për dividentën demografike të Kosovës, hulumtim i realizuar nga UNICEF-i.
Duke i konsideruar të dhënat e këtij raporti shumë të dobishme për institucionet e vendit, për vendimmarrësit e politikave zhvillimore dhe sipërmarrësit në sektorin privat, kryeparlamentari Veseli tha se ky raport argumenton konkretisht atë që njihet si fakt themelor, se Kosova ka një popullsi në të cilën dominojnë grup-moshat e reja.
“Sfida themelore me të cilën përballet Kosova sot është gjetja e rrugëve që potenciali i madh i popullsisë së re që ka, të transferohet në zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik të vendit”, tha Veseli.
Veseli tha se ajo që është bërë deri me tani duket se lë shumë për të dëshiruar, ndërsa e konsideroi të nevojshme marrjen e masave konkrete dhe investimeve strategjike. Treguesit negativë në fushën e ekonomisë, sipas tij, vazhdojnë të dominojnë imazhin e vendit tonë.
Kryetari i Kuvendit tha se sektori publik as nuk duhet e as nuk mundet ta zëvendësojë sektorin privat, duke vlerësuar se rritja ekonomike, që gjeneron punësim të qëndrueshëm, mund të vijë vetëm nga sektori privat. Kjo, sipas tij, duhet bërë duke zhvilluar një ambient atraktiv për të gjithë ata që duan të investojnë kapitalin dhe idetë e tyre inovative në Kosovë.
Ai tha se ekziston një hendek të madh në mes të sistemit aktual të edukimit dhe nevojave të tregut.
Një faktor vendimtar në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit e konsideroi edhe heqjen e të gjitha barrierave që pengojnë përfshirjen e grave në jetën publike dhe atë biznesore.
“Ajo që na duhet është vendimmarrja adekuate dhe investimet e duhura në sektorët e duhur. Kjo është vendimmarrja që bumin demografik të vendit nga rrezik për shtetin, e shndërron në zhvillim ekonomik të tij”, tha Veseli.
Ndërsa, zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, James Mugaju, gjatë prezantimit të raportit tha se investimi në gjeneratën e re prosperon shtetin e Kosovës.
“Duke investuar në fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, investoni në prosperitetin e një vendi. Investimi në kapitalin njerëzor është investimi më i mirë dhe zgjedhja politike më e zgjuar. Në Kosovë, një nga prioritetet e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021-2021 është investimi në kapitalin njerëzor apo fuqinë punëtore”, tha Mugaju.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...