Cristiano Ronaldo synon të shënoj edhe dy gola ndaj Bayern Munichut, por beson se muaji prill do të jetë “i komplikuar” për Real Madridin.
Në takimin e parë të zhvilluar në ‘Allianz Arena’ në kuadër të çerekfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, sulmuesi i liderit në La Liga shënoi dy gola ndaj gjigantit në Bundesliga duke prekur rekordin prej 100 golave në kompeticionet evropiane, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoja se do të ishte një ndeshje e vështirë para se të shkoja në fushë, mendoja që Bayerni do të mundohej shumë në ndeshje”, tha fillimisht Ronaldo.
“Por, pasi ata humbën penaltinë, unë i isha i bindur që skuadra do të ishte e inkurajuar dhe pjesa e dytë do të ishte e jona”
“Isha unë ai që shënoi për mund të ishin edhe lojtarë të tjerë. Do i përshkruaj golat shumë thjeshtë – të mrekullueshme. Ato ishin të veçanta sepse ne ishim duke humbur dhe ishte vështirë për tu rikthyer”
“Ne arritën ta bëjmë këtë sërish dhe unë isha shumë i lumtur që shënova dy gola sepse ndihmojnë fitoren në Madird. Shpresoj se do të jenë edhe dy të tjera në Santiago Bernabeu”
“Ne kemi një avantazh të vogël dhe shpresoj që tifozët të na ndihmojnë sepse do të jetë një betejë e vështirë. Shpresoj të fitojmë dhe të arrijmë në gjysmëfinale”, përfundoi Ronaldo./arbresh.info
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...