Google ADS

Dëmtohen 4 milion të dhëna të punonjësve federal në SHBA

23:51 | 5 Qershor 2015
Arbresh Info

Administrata e Obamas ka zbuluar dje se hakerët kanë arritur të infiltrojnë kompjuterët e Zyrave të Personelit Menaxhues të SHBA-s, e cila merret me hapësirat e sigurisë së qeverisë dhe të dhënat federale të punonjësve, duke dëmtuar kështu të dhënat personale të 4 milion ish-punonjësve federal dhe atyre aktual.

Ky sulm, i cili është thënë se ka filluar vonë gjatë vitit të kaluar, është zbuluar së pari disa muaj më parë dhe më pas është konfirmuar në fillim të muajit Maj, transmeton arbresh.info. Besohet që origjina e këtij sulmi kibernetik është nga Kina, ndonëse ende nuk është e qartë se kush qëndron pas.

Ndërkohë, FBI në bashkëpunim me disa agjenci të tjera kanë filluar hulumtimin e rastit. “Ne do të marrim masat e duhura seriozisht si në sistemin e sektorit privat ashtu edhe publik, dhe do të vazhdojmë hetimin duke qenë përgjegjës i atyre që janë kërcënuar nga kjo hapësirë kibernetike”, ka thënë një zëdhënës i agjencisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme