46 aksidente brenda 24 orëve të fundit

09:58 | 14 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 19 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Sipas policisë, ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar gjithsej 1119 gjoba kundërvajtëse./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme