Pavarësisht deklaratave politike të krerëve të shtetit se do të ketë kursime të buxhetit për shpenzimeve, mania e shpenzimeve për mëditje, akomodim, dreka nuk ndalet.
Buxheti i Kosovës vazhdon të shpenzojë miliona euro në këto kategori. Bazuar në raportin e shpenzimeve të buxhetit për vitin 2016-të, për dreka zyrtare ka shpenzuar 2 milionë e 824 mijë euro, ndërsa për dreka zyrtare jashtë vendit ka shpenzuar 23 mijë euro.
Kurse, për mëditje të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit janë shpenzuar afër 400 mijë euro më shumë se në vitin 2015-të. Për këtë kategori shteti në vitin 2016-të, ka shpenzuar 3 milionë e 112 mijë euro, ndërsa, në vitin 2015-të, kishte shpenzuar 2 milionë e 715 mijë euro.
Rritje e theksuar e shpenzimeve vërehet edhe për akomodim për udhëtime zyrtar jashtë vendit, ku në vitin 2016, janë shpenzuar 2 milionë e 316 mijë euro për dallim nga viti 2015 që ishin shpenzuar 1 milion e 899 mijë euro.
Po ashtu, edhe për udhëtime jashtë vendit ka rritje, në 2016-të ishin shpenzuar 3 milionë e 563 mijë euro, kurse, po në këtë kategori në vitin 2015-të, ishin shpenzuar 3 milionë e 482 mijë euro.
Edhe shpenzimet e anëtarësimit janë rritur rreth 209 mijë euro më shumë se vitin 2015-të. Në vitin 2016-të për anëtarësim janë shpenzuar 522 mijë euro, derisa në 2015-të, janë shpenzuar 313 mijë euro. Rritje të madhe të shpenzimeve ka edhe tek shpenzimet për telefon me 106 mijë euro, derisa në vitin 2015-të, ishin shpenzuar 74 mijë euro.
Bazuar në raportin vjetor financiar të buxhetit për vitin 2016-tës, del se nga buxheti i shtetit, vetëm për udhëtime zyrtarë brenda vendit janë shpenzuar 1 milion e 135 mijë euro, ndërsa, në vitin 2015-të, në këtë kategori ishin shpenzuar 1 milion e 111 mijë euro.
Nga buxheti i vitit 2016-të, për mëditje të udhëtimeve brenda vendit janë shpenzuar 62 mijë euro, ndërsa në vitin 2015-të, në këtë kategori ishin shpenzuar 57 mijë euro.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...