Dashi – Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me emocione dhe optimizëm do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne pjesën me te madhe te kohës do ndiheni aq mire saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Edhe beqaret do kenë disa takime te veçanta te cilat do i bëjnë te ndihen mete plotësuar. Financat do dini si t’i menaxhoni gjate gjithë kohës kështu qe nuk do keni aspak probleme.
Demi – Rutina do e pushtoje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne disa momente nuk do ndiheni aspak mire. Do ju duhet sikur do ju merret fryma dhe sikur gjithmonë ka për te qene kështu. Beqareve do ua vjedhë zemrën dikush me shume vlera dhe te ardhme te ndritur. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe do dini gjithmonë si te veproni.
Binjakët – Perspektivat ne sektorin e dashurisë se çifteve duken te mira sot. Here pas here atmosfera mund te behet edhe pasionante. Beqaret ka rrezik te pëlqejnë dhe te afrohen me persona qe kane tashme një lidhje. Jeta do ju ndërlikohet me tepër dhe mund te ndihen keq. Ne planin financiar ekuilibri do mbizotërojë ne çdo moment. Gjithë kohës do jeni te kujdesshëm dhe largpamës.
Gaforrja – Ka rrezik qe largësia territoriale te krijoje edhe një largësi shpirtërore gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do filloje te ftohet. Beqaret duhet te përgatiten për emocione te forta sepse sot parashikohen dashuri me shikim te pare. Nëse nuk doni te keni as probleme me financat mire është qe para çdo hapi te reflektoni me kujdes.
Luani – Do jeni me te afërt, me shprehës dhe me te dashur me partnerin tuaj sot, prandaj marrëdhënia mes jush ka për t’u përmirësuar tej mase. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime sot, por mund te fillojnë edhe lidhje serioze dhe afatgjata. Ne çdo moment ata do ndihen për mrekulli. Ne planin financiar do keni fat dhe mund te bëni te gjitha investimet qe keni menduar gjithë këto kohe.
Virgjëresha – Edhe nëse kohet e fundit keni pasur probleme dhe debate te forta, sot nuk do jete dita për te marre vendime te mëdha siç mund te jete ndarja. Ne gjaknxehtësi e sipër mund te bëhen gabime te mëdha. Beqaret duhet te bëjnë atë qe do ju thotë zemra, pa menduar aspak se çfarë mund te ndodhe nesër. Nëse me shpenzimet tregoheni te matur, gjendja e financave nuk do jete problematike.
Peshorja – Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur gjate kësaj dite. Te gjithë planetët do jene ne anën tuaj dhe do ua bëjnë çdo moment shume te bukur. Beqaret ka rrezik te marrin disa vendime ne planin sentimental te cilat do krijojnë tension ne familje. Beni mire t’i peshoni mire gjerat para fjalës se fundit. Me financat nuk do jeni aspak te kujdesshëm dhe mund te kryeni shpenzime te paimagjinueshme.
Akrepi – Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime gjate kësaj dite. Do jeni shume me tolerante me atë qe dashuroni dhe do mundoheni gjithë kohës te bëni me te mirën për te dy. Beqaret duhet te mendojnë edhe për te ardhmen, jo thjesht për disa emocione momentale. Familjaret do jene ata qe do iu ofrojnë mbështetje pa kushte ne planin financiar, prandaj gjendja do mbetet e kënaqshme.
Shigjetari – Do bëni mire t’i përkushtoheni me shume atij qe keni ne krah gjate kësaj dite sepse nëse e lini pas dore marrëdhënia mes jush do filloje te ftohet. Beqaret do jene shume te pasigurte per hapat qe duhet te hedhin. Ka rrezik te humbasin edhe disa mundësi te shkëlqyera qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe përkujdesi do sjelle përmirësime.
Bricjapi – Ne jetën tuaj ne çift nuk do ketë aspak probleme sot. Do e largoni edhe rutinën dhe nga ana tjetër nuk do keni as debate apo konflikte me partnerin tuaj. Beqaret duhet t’i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen për takime, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Plutoni do ua mbroje gjate gjithë kohës financat kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.
Ujori – Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me se miri gjate gjithë kohës kur te jeni pranë partnerit dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë moment beqaret nuk do i japin rëndësinë e duhur jetës sentimentale sepse do e kenë mendjen tek një projekt profesional. Gjendja financiare do jete ne tërësi e mire dhe pa probleme.
Peshqit – Pas një periudhe disi te stuhishme për jetën tuaj ne çift, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen goxha. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe do gjeni mënyrën për te kërkuar falje. Beqaret do fillojnë një histori te bukur dashurie e cila do i beje te jene gjithë kohës te lumtur. Ne planin financiar duhet te jeni te duruar ne mënyrë qe gjendja te përmirësohet.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...