Shkrimtari David Tumarinson ka përshkuar me fjalë shumë të bukura se çfarë ndodh gjatë një përqafimi intim.
“Kur burri në heshtje vjen nga prapa dhe përqafon gruan e tij, ai mbyll një rreth. Rrethin e tij dhe rrethin e saj. Ky është një rreth i butësisë, ngrohtësisë, dhe mbrojtjes. Atëherë ai vendos gruan në mes të këtij rrethi pasionant. Ai në këtë mënyrë pa qëllim tregon se në këtë moment të veçantë, ajo është qendra e universit të tij. Burri mban gruan e tij në qetësi. Gruaja është në qetësi poashtu. Ajo ndjen rrymat e ngrohta që burojnë nga duart e nxehta dhe paqësore”.
“Kur burri përqafon gruan, ajo ndjen e se ka krahë dhe mund të fluturojë. Rrethi i dashurisë është i rehatshëm. Kjo butësi e heshtur e bën atë të shkrihet si një kokërr sheqeri në një filxhan çaji”.
“Kush është ajo tani derisa qëndron në qendër të rrethit të tij? Si ndjehet ajo në atë moment, kush është ajo në këtë moment?”.
“A është ajo një vajzë apo një grua? A ndihet ajo e dashuruar apo dashuron ajo? A e mbulon batanija e heshjtes shpatullat e gruas dhe largon mendimet e saj… ose ndoshta asgjë nuk është sekrete në këtë rreth privat? Në fund të fundit, ai vetëm po e mban atë, e mbron atë nga bota e jashtme që është e ftohtë dhe e vetmuar. Por në krahët e tij ajo është e qetë dhe rehat. Krahët e tij janë mbrojtja dhe qetësia e saj. Në fakt kjo është gjithçka që një grua kërkon, pret dhe shpreson”.
Burra, përqafojeni gruan tuaj më shpesh. Vendoseni atë në mes të rrethi tuaj. Gëzojeni gruan tuaj duke i treguar asaj se si dashuria mund të jetë e bukur. Thjesht duajeni atë – ashtu si ju dini më së miri!
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen