Ministria e jashtme e Rusisë deklaroi sot se pranimi i Malit të Zi në NATO është lëvizje “thellësisht e gabuar”, që krijon ndarje në Evropë.
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të nënshkruar pranimin e Malit të Zi në NATO, “reflekton logjikë të konfrontimit në kontinentin evropian dhe krijon linja të reja ndarëse”, tha kjo ministri nëpërmjet një deklarate.
Nga ana tjetër, presidenti Trump mbrëmë vonë në Uashington, tha se prej themelimit të saj, NATO-ja e ka dyfishuar numrin e shteteve anëtare, përfshirë tashmë edhe Malin e Zi.
“Prej vitit 1949, shtetet anëtare të NATO-s janë shtuar më tepër se dy herë, duke u rritur prej 12 në 28. Të hënën unë nënshkrova protokollin për të miratuar të 29-in: Malin e Zi”, – tha presidenti amerikan, Donald Trump.
Popullata e Malit të Zi në Detin Adriatik është kryesisht e përbërë nga sllavët ortodoksë dhe Moska për një kohë të gjatë konsideron se është në sferën e saj të interesit, raporton agjencia AFP.
Për shkak të procedurave, Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s në fund të këtij viti, dhe në këtë kuadër do të përforcohet prania e aleancës veri-atlantike në Ballkan, pasi tashmë shtete anëtare janë Shqipëria, Kroacia dhe Greqia.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?