Google ADS

”VMRO-ja levë e interesave ruse në rajon”

00:30 | 14 Prill 2017
Trina Galanxhi

Politologu Sadri Ramabaja, ka thënë se Maqedonia për një kohë të gjatë është në gjendje kome dhe se nga kjo gjendje nuk del dot pa mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

“Maqedonia ka kohë ndodhet në gjendje kome. Nga kjo gjendje Maqedonia duket se nuk del dot vet, pa mbështetjen e faktorit të jashtëm, konkretisht BE­-së dhe SHBA-­ve. Forcat politike të brendshme, sidomos VMRO­-DPMNE ka kohë që është shndërruar në levë e interesave ruse në rajon. Ndërhyrjet janë të hapura”, është shprehur ai për Zhurnal.

Sipas tij shumica e re parlamentare LSDM dhe forcat politike shqiptare nuk do të kenë fuqi ta tejkalojnë këtë ngërç politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme