Facebook ka deklaruar se është duke marrë masa kundër dhjetra mijërave llogarive të rrejshme në Francë.
Rrjeti social gjigand ka theksuar se është duke punuar rreth ndalimit të përhapjes së lajmeve të rrejshme, dezinformatave dhe hakerimeve, transmeton portali arbresh.info.
Kompania Facebook është vënë në presion nga të gjitha qeveritë në Europë, të cilat kanë kërcënuar me ligje të reja nëse Facebook nuk merr masa të shpejta për të larguar propagandën ekstremiste apo largimin e postimeve me përmbajtje të paligjshme.
Nën hetim janë përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale Twitter, YouTube dhe Google.
Franca ka zgjeruar hetimin ndaj rrjeteve sociale pasi dyshohet se mediat sociale do të përdoren edhe për manipulimin në zgjedhjet nacionale./Arbresh.info
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation