Trump: Së shpejti ‘do të rehatojmë’ edhe Korenë Veriore

21:25 | 13 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se Peniani është një ‘problem që do të trajtohet’.

Spekulimet janë rritur se Koreja Veriore është në prag të nisjes së një testi të ri bërthamor, transmeton portali arbresh.info.

Trump duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje se cili është mesazhi i tij për Korenë Veriore, tha se “Koreja e Veriut është një problem dhe si i tillë do të trajtohet”.

Ai shtoi se beson që presidenti kinez Xi Jingping ‘do të ndihmojë’ në lidhje me sfidën. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme