Anija kozmike e NASA-s, Cassini ka kapur për herë të parë prova që vërtetojnë ekzistencën e jetës përtej planetit Tokë. Në të dhënat e mbledhura janë vërtetuar reaksionet kimike që ndodhin thellë poshtë akullit të cilat mund të kenë krijuar një mjedis të përshtatshëm për mikrobet.
Ekspertët thanë se zbulimi ishte “pjesë e fundit” e misterit që lidhet me provën se jeta është e mundur edhe në Enceladus, në henën e Saturnit.
Profesori i Gjeoshkencave të Tokës, David Rothery ka gjatë konferencës së mbajtur pak minuta më parë se aktualisht dimë gjenezën e vetëm një lloj jete, atë që çoi në formimin e njerëzimit.
“Në qoftë se ne dinim se jeta ka filluar në mënyrë të pavarur në dy vende në sistemin tonë diellor, atëherë në mund të jemi goxha të sigurt se jeta ka nisur edhe në disa nga dhjetëra miliarda planetë të galaktikës sonë.”
Oqeanet e lëngshëm ekzistojnë milje nën sipërfaqen e Enceladus. Për këtë arsye shkencëtarëve i duhet të mbështete në shtëllungat e spreit që hidhet në atmosferë përmes së çarave të akullit, për të kuptuar se çfarë ndodh në thellësi.
NASA dërgoi në dhjetor të vitit 2015, anijen “Cassini” në një pikë të thellë dhe zbuloi ekzistencën e hidrogjenit dhe dyoksidit të karbonit.
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse