Ekziston një temperaturë ideale për hekurin e flokëve dhe ja cila është ajo

20:40 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Ekziston një temperature ideale apo e saktë për hekurosjen e flokëve tuaj. Ankesa nga bjondet: nëse është shumë temperatura e ulët, flokët bëhen të egra dhe pajetë. Nëse është temperatura shumë e lartë, ju mund ti djegni flokët, madje të shkaktoni edhe dëme të pakthyeshme.

Pra, cila është temperatura ideale? Sipas hulumtuesve, 185 gradë është ajo temperaturë që duhet të ketë hekuri i flokëve tuaj. Kjo temperaturë lejon përfitimet më stiluese me dëme më të pakta, duke ndihmuar që flokët të mbajnë lagështinë e nevojshme si dhe mbylljen e kutikuleve – e cila i bën flokët të shëndrritshme, të buta dhe rrezistente ndaj lagështisë, trasmeton femra.net
Temperatura e lartë është vetëm një ngrohje e panevojshme, dhe pasi të keni arritur 215 gradë nxehtësinë, ju mund të krijoni shumë probleme, pasi kjo është temperatura ku protein keratin fillon të shkrihet – diçka që nuk mund ta riparoni (thyerje dhe pëlcitje e majave).

Që të siguroheni se e keni temperaturën e përsosur në flokët tuaj, bleni një hekur që mund të rregulloni dhe caktoni nxehtësinë në 185 gradë dhe kurrë, kurrë më nuk keni nevojë që ta ndryshoni.

screen-shot-2015-12-04-at-3-13-22-pm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme