Google ADS

Veseli: McCain ishte sot lideri i madh

20:35 | 13 Prill 2017
M. A.

SHBA mbetet aleati më i veçantë i Kosovës në rrugëtimet verio-atlaneike. Kështu ka thënë në edicionin e lajmeve qendrore në RTK, kryeparlamentari Kadri Veseli, duke folur për vizitën në Kosovë të senatorit amerikan Mc Cain.

Veseli ka thënë se McCain pati një qëndrim të qartë për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai tha se nuk ka arsye askush të mendoj dhe të dyshoj se Kosova gjatë këtij viti nuk do ta ketë ushtrinë e vet. “Nuk ka shtet sovran pa ushtri, dhe kjo duhet të ndodhë”, tha Veseli.

Dhe vizita e bërë nga ana e senatorit amerikan, është një konfirmim i mbështetjes amerikane për Kosovën. “Ardhja e një senatori që ishte një ish kaniddat presidencial në SHBA dhe një njeri i rëndësishëm në politikbërjën amerikane, tregon se kemi afër një partner të fuqishëm dhe se si popull jemi të bekuar”, ka thënë Veseli, duke e vlerësuar vizitën e senatorit McCain.

“Lider i madh sot ishte senatorei McCain, i cili na nderoi me mesazhet shumë kuptimplote dhe përkhrahëse për qytetarët tanë”, u përgjigj Veseli, i pyetur lidhur me deklaratën e senatorit McCain që kryekuvendarin e quajti një lider të madh.

McCain, tha Veseli, bën pjesë në mesin e politikanëve që bëjnë deklarata të fuqishme dhe është një personalitet që i del përball influencës ruse.

“Ne e siguruam atë se do të jemi mik i përjetshëm”, ka thënë Veseli, transmeton rtklive.com.

Ai tha se Kosova do të ecë fuqishëm në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe respektimin e ligjshmërisë për ri integrime sa më të shpejta dhe siç tha Veseli, që të mos ketë vonesa në integrimet evroatlantike të Kosovës.

“Kosova nuk duhet të humbë kohë sa i përket demarkacionit dhe t’i përmbyll raportet me fqinjët. Liberalizimi i vizave është një kusht që nuk kalon pa kaluar demarkacioni”, tha ai, duke shtuar se ky është kushti kryesor për lëvizjen e qytetarëve tanë drejt Evropës.

Veseli tha se këtë muaj është i sigurt që Ligji për Demarkacionin do të jetë para deputetëve në Kuvend. “Përndryshe është një çmim që po e paguajnë qytetarët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar se interesi i qytetarëve është që të forcohet sovraniteti i vendit dhe të lëvizin të lirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme