Google ADS

Haley: Paqeruajtësit e OKB-së duhet ta ndalojë abuzimin

20:34 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Niki Haley tha të premten se abuzimi seksual i kryer nga paqeruajtësit e OKB-së në Sri Lankë, duhet të ndalet.

Ajo bëri këtë deklaratë pas raportimeve në media, në lidhje me abuzimet zinxhirore seksuale të fëmijëve, nga paqeruajtësit e OKB-së.

“Fëmijët janë transmetuar nga ushtari në ushtar. Një djalë është përdhunuar nga shumë paqeruajtës në vitin 2011 dhe e gjithë kjo është gjiruar me telefon mobil”, tha Haley.

Ndryshe, abuzimet dyshohet se kanë ndodhur ndaj të miturve të uritur në Sri Lankë, të cilëve ushtarët u kanë ofruar ushqime dhe ëmbëlsira./Arbresh.info/

Të ngjashme