Kryeministri Isa Mustafa ka mbledhur të enjten gjatë ditës Këshillin e Sigurisë, në takimin e rregullt të këtij këshilli, që parashihet të mbahet çdo tre muaj.
Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha-Sadiku, anëtare e këtij këshilli, ka treguar për Gazetën Express, se në mbledhje është diskutuar siguria në vend në përgjithësi dhe nuk ka pasur ndonjë diskutim apo çështje specifike.
“Ka qenë mbledhje e rregullt, që mbahet çdo tre muaj”, tha ajo.
“Është diskutuar në përgjithësi gjendja e sigurisë, nuk ka pasur ndonjë temë diçka specifike”, sqaroi ministrja Hoxha-Sadiku, e kontaktuar nga Gazeta Express.
Tutje ajo tregoi se mbajtja e një mbledhje, në afate të tilla kohore, parashihet me ligjin për Themelimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
“Këshilli i Sigurisë së Kosovës harton planin vjetor dhe cakton të mbajë jo më pak se një takim çdo tre muaj”, thuhet në piken e parë të nenit 5 të këtij ligji, që përcakton për thirrjen e takimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...