Ministria e jashtme e Rusisë sot ka vlerësuar se pranimi i Malit të Zi në NATO është lëvizje “thellësisht e gabueshme”, që krijon ndarje në Evropë.
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për ta nënshkruar pranimin e Malit të Zi në NATO, “reflekton logjikë të konfrontimit në kontinetin evropian dhe krijon linja të reja ndarëse”, tha kjo ministri nëpërmjet një kumtese.
Nga ana tjetër, presidenti Trump mbrëmë vonë në Uashington, tha se prej themelimit të saj, NATO-ja e ka dyfishuar numrin e shteteve anëtare, përfshirë tash edhe Malin e Zi.
“Prej vitit 1949, shtetet anëtare të NATO-s janë shtuar më tepër se dy herë, duke u rritur prej 12 në 28. Të hënën unë e nënshkrova protokollin për ta miratuar të 29-tin: vendi i Malit të Zi”, tha presidenti amerikan, Donald Trump.
Popullata e Malit të Zi në Detin Adriatik, është kryesisht e përbërë nga sllavët ortodoksë dhe Moska për një kohë të gjatë konsiderpon se është në sferën e saj të interesit, raporton agjencia AFP.
Për shkak të procedurave, Mali i Zi do të bëhet anëtar i NATO-s në fund të këtij viti, me ç’rast do të përforcohet prania e aleancës veri-atlantike në Ballkan, pasi tash shtete anëtare janë Shqipëria, Kroacia dhe Greqia.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...