Futbollisti më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo, ka qenë trim i fitores së Real Madridit me rezultat 2:1 ndaj Bayernit, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League.
Dy golat e Ronaldos ishin fatal për kampionin gjerman. Ronaldo në një prononcim për “Bein Sport” tha se është i kënaqur me fitoren dhe evidentoi mbrëmjen e madhe që kishte portieri i Bayernit, Manuel Neuer. “Jemi shumë të lumtur për fitoren. Ekipi reagoi shumë mirë, duke përmbysur disavantazhin. Nuk është e lehtë për të luajtur këtu, kundër këtij ekipi shumë të vështirë dhe, sidomos pas disavantazhit 1:0 në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kemi luajtur shumë mirë, barazuam që në fillim dhe loja mori për mirë.
Fitorja është e merituar, por çdo gjë rreth kualifikimit mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit. Rastet e shpërdoruara? Në fakt, portieri Neuer ka qenë në një mbrëmje të shkëlqyer, duke na ndalur mrekullisht disa herë. Nëse Neuer nuk do të ishte në një ditë si kjo, mund të kishim shënuar më shumë gola”, tha Ronaldo. “Rezultati është i ngushtë? “Po, por futbolli është i tillë. Nëse Vidal do të kishte shënuar nga penalltia, loja do të kishte qenë ndryshe. Futbolli është plot me befasi dhe në pesë minuta mund të ndryshojë çdo gjë”, theksoi ai. Ronaldo flet edhe për 100 golat e tij: “100 golat e mi në garat evropiane? Jam shumë i lumtur që e arrij këtë rekord kundër një skuadre si Bayern Munih. Me këtë rast dua të përgëzoj ekipin
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...