Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.
Siç njofton zyra e për informim e kryeministrit, në mbledhje, u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur sigurinë dhe rendin kushtetues në vend.Anëtarët e Këshillit, në mes tjerash, po ashtu, raportuan për hapat e ndërmarrë nga institucionet përkatëse në parandalimin dhe përballjen me sfidat e sektorit të sigurisë në vend, duke shprehur përkushtimin për punë edhe më të shtuar, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë një ambient të sigurt dhe të qetë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Isa Mustafa, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh të të gjitha dikastereve shtetërore, duke i inkurajuar që të ketë rritje të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shoqërinë civile, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës./Arbresh.info
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...