Google ADS

Papa Françesku u lan këmbët të dënuarve të penduar të mafias

17:09 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Papa Françesku do të lajë sot këmbët e të burgosurve të penduar të mafias dhe do të mbajë një meshë në burgun e tyre duke shënuar gjithashtu afërsinë e tij me botën e të burgosurve gjatë Javës së Shenjtë.

“Kjo vizitë me karakter privat, në burgun Paliano (komunë prej 8 000 banorësh, 60 kilometra nga Roma) do të zhvillohet pa kamera”, theksoi Vatikani.

Burgu strehon rreth 50 ish-mafiozë që vuajnë dënime të gjata, por të shkurtuara për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë italiane.

Papa Françesku u ka kërkuar disa herë protagonistëve të organizatave mafioze italiane të ndryshojnë mënyrën e jetesës.

Në traditën e krishterë, të enjten e shenjtë përkujtohet dita kur Krishti u lau këmbët e apostujve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme