Gjykata Federale e ka vërtetuar dënimin e Gjykatës së Lartë të Bernës, sipas të cilit teksti i pllakatit të publikuar nga SVP “Kosovarët therin zviceranin” ka përmbajtje raciste.
Sipas Gjykatës Federale, që është instanca më e lartë e drejtësisë në vend, tekstin në fjalë paraqet pjesëtarët e etnisë kosovare si të dhunshëm dhe ua nënçmon dinjitetin.
Me këtë veprim, gjykata në fjalë ka dhënë përgjigjen përfundimtare lidhur me ankesën e dy krerëve të SVP/UDC-së Martin Baltisser dhe Silvia Bär ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bernës, e cila i kishte dënuar ata për tekstin e pllakatit “Kosovarët therin zviceranin”.
Me vërtetimin e dënimit nga kjo instancë e lartë ndodh për herë parë në histori që Gjykata Federale të vendosë për të shpallur ose jo si raciste një fushatë politike.
Ajo në verdiktin e saj të sotëm e ka vlerësuar përmbajtjen në fjalë dhe rrjedhimisht edhe fushatën e SVP-së të udhëhequr mbi atë tekst, si raciste. Siç dihet, teksti i pllakatit “Kosovarët therin zviceranin” kishte shërbyer si slogan për referendumin e udhëhequr nga SVP për dëbimin e të huajve me dosje krimi dhe kjo e bënte atë tekst më të kontestueshëm, shkruan albinfo.ch. Referendumi ishte fituar!
Gjykata e Lartë e Kantonit të Bernës e i kishte dënuar dy krerë të SVP-së me dënime me gjobë, duke e shpallur tekstin, diskriminues ndaj kosovarëve, shkruan derbund.ch. Por, dy të dënuarit, Baltiser dhe Bär nuk janë pajtuar me vendimi, duke bërë ankesë në Gjykatën Federale, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër. Kjo e fundit do të zhvillojë sot një seancë publike për të gjykuar lidhur me tekstin e kontestua. Lëndë e procesit të sotshëm është: a mund të konsiderohet afishja në fjalë si tekst me përmbajtje diskriminimi në bazë race.
Për Gjykatën e Lartë të Bernës çdo gjë është e qartë: afishja si e tërë e identifikon etninë kosovare si të barabartë me ushtruesit e dhunës, me ç`rast është bërë një reduktim i padenjë për dinjitetin njerëzor dhe shprehje me përmbajtje raciste diskriminuese.
Ndërsa sipas Baltisser dhe Bär në afishe vetëm është shkruar për aktin e dhunës që kishte ndodhur në Interlaken në gusht 2011. Dhe, sipas tyre, është e qartë se me këtë rast nuk është menduar për kosovarët si tërësi. Siç dihet tashmë, një shtetas i Kosovës i shoqëruar nga një tjetër person, pas një zënke kishte therur me thikë një mundës zviceran, funksionar lokal i SVP-së.
Duhet përmendur se procesi mbi këtë pllakat është zvarritur shumë dhe në një moment, Prokuroria e Bernës e kishte pezulluar procedurën. Vetëm pas padisë private që patën bërë dy kosovarë ndaj saj, në dhjetor të vitit 2015 ajo kishte ushtruar megjithatë padi kundër Baltisser dhe Bär dhe Gjykata Federale kishte detyruar Gjykatën e Lartë të Bernës që të riniste procedurën.
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizre...
Vazhdon debati mes Gresës dhe Xuxit për vendimin e Kevinit n...
LDK-ja me video ironizuese për çmimet: Mos ja bo vetes rrafs...
Emërimi i një gjyqtari serb në krye të Gjykatës në Preshevë,...
Kore e Jugut, Presidenti Yoon shpall vendosjen e gjendjes së...
Rama vizitë zyrtare në Bruksel, takon Presidentin e ri të KE...