Google ADS

MF dhe Instituti për Qeverisje Lokale me marrëveshje bashkëpunimi

16:29 | 13 Prill 2017
M. A.

Ministria e Financave dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Kjo ujdi u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri (Zyrat e Institutit KLGI) ku prezentë ishte edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS Norbert Pijls.

Në një njoftim të ministrisë së Financave theksohet se firmojsa e kësaj marrëveshjeje do të jetë një vlerë e re e mbështetjes për institucione, si dhe një aspekt qenësor në ofrimin e modeleve të bashkëpunimit dhe koordinimit drejt reformave dhe fuqizimit të themeleve evropiane të qeverisjes lokale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme