Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri thotë se po bëhen 1 vit e 8 muaj që kur është nënshkruar e Marrëveshje për demarkacion me Malin e Zi dhe që atëherë numri i kundërshtarëve të saj, për shkak të dëmeve të saj, vetëm sa ka shkuar duke u rritur.
Sipas tij Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli vazhdimisht insistojnë në ratifikimin e po kësaj marrëveshje të cilën ai e quan të dëmshme, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Po bëhen 1 vit e 8 muaj që kur është nënshkruar e ashtuquajtura Marrëveshje për demarkacion me Malin e Zi. Që atëherë numri i kundërshtarëve të saj, për shkak të dëmeve të saj, vetëm sa ka shkuar duke u rritur. 205 mijë qytetarë në peticion, qindra mijëra që kanë marrë pjesë në një dyzinë protestash e demonstratash kundër demarkacionit e Zajednicës në protesta, banorët e organizuar të zonave kufitare, të gjithë ekspertët e fushave relevante, deputetët e opozitës, ata të pavarur, madje edhe deputetë të koalicionit, njëzëri e kundërshtojnë dhe kërkojnë zgjidhje tjetër për çështjen.
Por jo edhe qeveritarët. Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Kadri Veseli vazhdimisht insistojnë në ratifikimin e po kësaj marrëveshje të dëmshme. Kështu hedhin poshtë edhe shkencën edhe legjitimitetin politik. Dhe çuditërisht ka të tillë persona nga skena publike në vend që po këtë shpërfillje të ekspertizës dhe demokracisë e përkrahin dhe madje e kërkojnë. Gjithnjë në emër të interesit të qytetarëve. Kundër vullnetit të popullit. Si dhe kundër interesave të tij të shprehura publikisht.
Brenga kryesore e qytetarëve është papunësia. Brenga kryesore e Qeverisë për popullin është liberalizimi i vizave.
Këta qeveritarë në fushatë zgjedhore premtonin vende pune e tash ankohen se nuk po mund ta bëjnë liberalizimin e vizave. Këtyre që duan që qytetarët të kenë veçse viza për të dalur jashtë Kosovës duhet t’ua marr populli vizën që të qëndrojnë brenda pushtetit./Arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...