Një viktimë e përdhunimit tregon se si është detyruar të bëjë marrëdhënie seksuale me punonjësit e OKB-së, të cilët supozohen të ruajnë paqen në Haiti.
E reja, e njohur vetëm si Viktima Numër Një, rrëfeu historinë e saj për hetuesit e Kombeve të Bashkuara, duke detajuar si ishte detyruar të kishte marrëdhënie me 50 paqeruajtës nga mosha 12 deri në 15-vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Ajo tha që një ‘komandant’ i kishte dhënë asaj 75 cent për të bërë seks – duke shtuar që ishte në një kohë kur ajo nuk kishte as gjoks.
Raporti i brendshëm i KB-së zbuloi abuzimin e tmerrshëm që ishte përhapur në Haiti në mes të viteve 2004 e 2007.
Të paktën 134 paqeruajtës të Sri Lankës kanë shfrytëzuar nëntë fëmijë të moshës 12 vjeçare në një rrjet seksi, duke u ofruar atyre biskota dhe ushqime në këmbim të seksit.
Pas publikimit të raportit, 114 paqeruajtës janë dërguar në shtëpi, por asnjë prej tyre nuk është burgosur./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?