Google ADS

Japonia përpiqet të shmang Luftën e Tretë Botërore, ‘zbut’ tensionet me Kinën

12:54 | 13 Prill 2017
Trina Galanxhi

Japonia ka ngritur një numër rekord të avionëve lufarakë në 12 muajt e fundit, në mes të përshkallëzimeve të tensioneve me Kinën.

Ministria e Mbrojtjes në Japoni tha se avionët luftarakë ishin ngjitur 1,168 herë në 12 muajt e fundit, transmeton portali arbresh.info.

Në total, rreth 851 avionë luftarakë u janë shmangur avionëve kinezë, që gjendeshin në hapsirën ajrore japoneze.

Shifrat e fundit theksojnë se Kina është duke e rritur aktivitetin e saj ushtarak pasi po përpiqet të ketë ndikim në Detin e Kinës Lindore dhe në zonat e oqeanit Paqësor.

Japonia ka rritur veprimtarinë ushtarakë në flotën e saj së bashku me Shtetet e Bashkuara në afërsi të gadishullit Korean, pasi tensionet globale me Korenë Veriore vazhdojnë të rriten./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme