Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka pritur të enjten në takim homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel me të cilin kanë biseduar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ministri Hoxhaj duke falënderuar homologun e tij gjerman për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, ka thënë se Gjermania mbetet një partner i fuqishëm strategjik për Kosovën.
Gjermania vazhdon ta mbështesë Kosovën në këtë rrugë, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo është theksuar nevoja për më shumë përkushtim sa i përket ratifikimit të demarkacionit, thuhet në komunikatën për media.
Ministri Hoxhaj dhe Gabriel kanë diskutuar edhe në lidhje me mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohjet e reja diplomatike.
“Kemi marrë lëvdata për implementimin e kritereve teknike sa i përket liberalizimit të vizave, por që duhet më shumë përkushtim për ratifikimin e demarkacionit si kushti i vetëm i mbetur. Po ashtu, Gjermania do ta përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe në njohjen e mëtutjeshme diplomatike. Patjetër që biseduam edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral dhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare në mes të Kosovës dhe Gjermanisë”, ka deklaruar Hoxhaj.
Më herët, Hoxhaj e ka pritur homologun gjerman me të arritur në aeroportin e Prishtinës.
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...