Google ADS

Nuk ka të arrestuar nga gjuajtja me armë mbrëmë në rrugën “UÇK”

11:36 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Policia e Kosovës sqaron për të shtënat me armë që kanë ndodhur mbrëmë në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Sipas Policisë viktima ka raportuar se për arsye të panjohura punëtori i një lokali i dyshuari, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Predhat e shkrepura kanë goditur një lokal tjetër, me ç’rast është thyer xhami i lokalit dhe nga thyerja e tij lëndime trupore ka pësuar viktima.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme