Ronaldo shënon, Neuer “çmendet” (VIDEO)

12:00 | 13 Prill 2017
Arbresh Info

Portieri i Bayern Munichut është frustruar shumë me golin e parë që Ronaldo shënoi mbrëmjen e kaluar.

Manuel Neuer reagoi ashpër pas golit të barazimit nga sulmuesi Cristiano Ronaldo në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e kaluar në stadiumin ‘Allianz Arena’, shkruan portali arbresh.info.

31-vjeçari, i cili u rikthye nga lëndimi pas tri ndeshjeve radhazi qëndrim jashtë fushës, shpëtoi skuadrën e Carlo Ancelottit disa herë falë formës së tij.

Megjithatë, reprezentuesi i Gjermanisë pranoi gjatë këtij takimi edhe një gol nga Ronaldo, i cili lavdëroi pas ndeshjes yllin e “Bavarezëve”.

Ndeshja e zhvilluar në kuadër çerekfinaleve në Ligë të Kampionëve përfundoi me rezultat 1 me 2 në favor të gjigantit spanjoll./arbresh.info

Shikoni reagimin e tij pas golit:

Të ngjashme