Mustafa: S’kemi çka të bisedojmë më me Malin e Zi

10:33 | 13 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se argumentet për demarkacionin me Malin e Zi janë shterur dhe se nuk ka çka të diskutohet më me Malin e Zi për kufirin.

Mustafa ka thënë nuk ka asnjë argument shkencor që t’i thuhet Malit të Zi të lëshoj territor, shkruan arbresh.info.

“Argumentet për demarkacionin janë shterur nuk ka çka të negociohet edhe njëherë me Malin e Zi edhe përkundër asaj që Mali i Zi ka qenë shumë korrekt në këtë proces. Nuk kemi asnjë argument shkencor që t’i themi Malit të Zi që lësho territor. Kjo është vetëm kauzë politike e opozitës dhe asgjë tjetër”, ka thënë Mustafa./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme